Krasniqi kërkon regjionalizimin e tokave bujqësore

Krasniqi ka thënë se është nevojë emergjente regjionalizmi i kulturave bujqësore

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi  ka theksuar se për zhvillimin e bujqësisë është nevojë emergjente regjionalizmi i kulturave bujqësore, kurse subvencionet dhe grantet të jepen sipas regjonalizmit, duke u bërë paraprakisht nga shteti analizat e tokës dhe klimës.

Sipas Krasniqit ky vlerësim ka dal nga konferenca e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ku kanë marrë pjesë ekspert të bujqësisë.

“Produktet të subvencionohen në bazë të klimës, në mënyrë që të krijohet sasi e prodhimit dhe në mënyrë që Kosova t’i plotësojë kushtet e prodhimit”, tha Krasniqi, i cili shtoi se kjo kërkesë vie si pasojë e shpërndarjes së kulturave bujqësore në mënyrë jo të rregullt dhe nuk dihet se sa sasi mollë i kemi në Gjilan e sa në vendet tjera.

“Regjionalizimi është nevojë, të cilën e kanë bërë të gjitha shtetet”, tha për televizionin publik.

Krasniqi po ashtu theksoi se nuk ka sigurim të produkteve bujqësore nga fatkeqësitë natyrore, apo natyra tjera. Ai sqaroi se sigurimi i produkteve bujqësore në Evropë bëhet nga shteti, përkatësisht Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me kompanitë e sigurimit.

Back to top button