Borxhi publik i Kosovës mbi 800 milionë euro

Deputetëve iu prezantohet raporti i auditorit për 2016-ën

Shefi i Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani, para deputetëve në Kuvend ka paraqitur auditin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.

Gjatë raportimit, Osmani ka treguar se borxhi publik i Kosovës është 853 milionë euro.

Osmani prezantoi raportin e përgjithshëm të auditorit për vitin 2016, ku u tha se pasuria kombëtare e Republikës së Kosovës në vlerën e aseteve arrin në prej 8.1 miliardë, megjithëse shumë pasuri të tjera nuk janë të regjistruara.

Sipas tij, për ta përfunduar këtë raport, kanë audituar 105 raporte të auditimit për 92 organizata buxhetore, 4 ndërmarrje publike, 2 projekte të donatorëve dhe 7 opinione buxhetore.

Osmani tha se shkalla e zbatimit të rekomandimeve të auditorit nuk është e kënaqshme. Ai duke u ndalur në prokurimin publik, dobësi në vlerësimin e nevojave, hyrja në kontrata pa zotime paraprake, pagesa jo në përputhje me kontratat, monitorim i dobët i kontratave, mbikëqyrje e dobët e punimeve.

Lidhur me regjistrimin e pasurive, ai tha se si sfidë mbetet fakti që shumë organizata buxhetore nuk kanë arritur të përfundojnë regjistrimin e  aseteve./21Media

Back to top button