Krasniqi krahason të sotmen me të djeshmen

Jakup Krasniqi shprehet se e sotmja flet për të djeshmen

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi  ka bërë të ditur se e djeshmja dhe e sotmja, janë si e mira dhe e keqja që japin e marrin nga njëra tjetra.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se e sotmja tregon për të djeshmen.

“Sesa mirë e kishin shqiptarët me pashallarët e “tyre”, shikonju të sotmen e atdheut të tyre?!  E sotmja flet për të djeshmen, ashtu si e djeshmja flet shumë për të sotmen! E djeshmja dhe e sotmja, janë si e mira dhe e keqja që japin e marrin nga njëra tjetra!”, ka shkruar Krasniqi, duke ia bashkangjitur dy foto të prijësve shqiptarë në luftëra kundër perandorisë Osmane.

Back to top button