Krasniqi: Kurti dhe Qeveria e tij vazhdimisht kanë shpërfillur lavdinë e luftës së UÇK-së

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria e tij duhet ta kuptojë sa më parë që veteranët e luftës së UÇK-së nuk janë barrë për shoqërinë, por patriotë që e meritojnë respektin e plotë të secilit.
“Albin Kurti dhe Qeveria e tij vazhdimisht dhe publikisht kanë shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta e nesërme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë. Veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon. Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Nesër është paralajmëruar një protestë e veteranëve të luftës në shenjë pakënaqësie ndaj mos përfshirjes së kësaj kategorie në ligjin për pagën minimale./21Media

Back to top button