Krasniqi- Lajçakut: Dialogu duhet të përmyllet me njohje reciproke

Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Temë diskutimi ishte dialogu Kosovë- Serbi, për të cilin Memli njoftoi se Lajçakut i tha se duhet të përfundojë me njohje recirpoke.
” Zotëri Lajčak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Lajçak  i cili po qëndron në Kosovë, dje u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin./21Media

Back to top button