Vdiq në moshën 85-vjeçare aktori turk Cuneyt Arkin
Ka vdekur në moshën 85-vjeçare Cüneyt Arkın, një nga emrat legjendar të kinematografisë turke. Arkın, u dërgua mbrëmë në spital, dhe me gjithë ndërhyrjet nuk mundi të shpëtonte.

Arkın u trajtua në një spital privat në Beşiktaş Ulus, shkruan HaberTurk, përcjell rtv21.tv
Ai vdiq i rrethuar me familjarët e tij, gruan Betul Cureklibatir si dhe të afërmit e tjerë.

Në deklaratën nga spitali, në lidhje me vdekjen e Cüneyt Arkın, thuhet se ai u soll në spital me ambulancë për shkak të arrestit kardiak dhe me gjithë ndërhyrjet nuk mundi të shpëtonte.

Cüneyt Arkın u lind në vitin 1937. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Fahrettin Cüreklibatır, ka lindur në një fshat në Eskişehir. Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Stambollit.

Në vitin 1963 hyn në konkursin e artistëve të kinemasë të organizuar nga revista “Artist” dhe fitoi çmimin e parë. Pika e kthesës në karrierën e tij ishte kur ai u takua me regjisorin Halit Refiğ në bazën e parë ajrore në vitin 1963, ndërsa ai ishte duke kryer shërbimin e tij ushtarak.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, ai bëri debutimin e tij në kinema me filmin e Halit Refiğ “Gurbet Kuşları” në vitin 1964.
Skena e luftimit në finalen e filmit të vitit 1964 “Gurbet Kuşları” ishte një pikë thyerjeje në karrierën e Arkınit. Pasi portretizoi për një kohë personazhe të rinj emocional-romantikë, ai iu drejtua filmave aksion, sërish me sugjerimin e Halit Refiğ. Ai mori trajnim për akrobaci për gjashtë muaj në Cirkun Medrano, i cili erdhi në Stamboll gjatë kësaj periudhe. Ai solli një stil unik në kinemanë turke duke e transferuar atë që mësoi këtu në ekranin e madh në serialet “Malkoçoğlu” dhe “Battalgazi”. Sidomos filmat “Maden” (1978) dhe “Vatandaş Rıza” (1979) zënë një vend të veçantë në karrierën e Cüneyt Arkın./21Media
