Krasniqi, Loxha e Kuka flasin pas sukseseve në Lojërat Mesdhetare

Xhudo po vazhdon të jetë sporti dominues dhe që po i sjellë Kosovës medalje në çdo garë ndërkombëtare dhe kështu ndodhi edhe në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, Flaka Loxha të Bronztën, kurse Erza Muminoviq u rendit si e shtata, por jashtë zonës së medaljeve.
Për suksesin e saj, Distria Krasnqi u shpreh shumë e lumtur, por ka thënë se shpreson që edhe sportistët tjerë të fitojnë medalje në këto gara.
“Po ndihna shumë e lumtur që e mora për herë të dytë medaljen e artë, Është medalja e parë për Kosovën në këto gara e artë dhe jam shumë e gëzuar që edhe Flaka mori medaljen e bronztë dhe po ndihem shumë e lumtur që jam në një formë shumë të mirë në këtë kategorinë e re, në kategorinë 52 kilogramë. Shpresojmë të më shkojë kështu dhe iu urojë suksese të gjithë atyre garuesve që kanë që kanë mbetur ta përfaqësojnë Kosovën në këto lojëra . Shpresoj të mos kthehemi vetëm ke këto dy medalje, por edhe me medalje të tjera”, theksoi Krasniqi.
Ndërsa, Flaka Loxha, ka thënë se ka ardhur me qëllimin për të fituar medaljen e artë, por është e lumtur edhe me të bronztën.
“Faktikisht kur kemi ardhur këtu, ne kemi ardhur për të marr medalje. Kam pasur dëshirë të jem e artë, mirëpo edhe medalja e bronztë për mua është mirë. Ka qenë e vështirë, konkurrenca nuk është si në lojërat tjera, mirëpo deri diku”, ka thënë Loxha.
Për suksesin e xhudisteve foli edhe trajneri i tyre, Driton Kuka, i cili deklaroi se Distria Krasniqi tregoi se është në formën më të mirë të mundshme, ndërsa për Flaka Loxhën tha se ka potencial që ta fitojë edhe medaljen e artë.
“Në fakt dita filloi me pak vështirësi për shkak se Erza fitoi luftën e parë, mandej humbi. Disi në fakt ka dominuar, ka qenë në atë performancën më të mirë edhe është bërë e para pothuajse sikur të jetë në tjetër nivel. Shpresoj që kjo performancë eë saj të vazhdoj tutje, ndërsa e thash më herët Erza pas fitores së parë pësoi, mandej ne repeisazh prapë humbi, hyri ne 8-shen e parë, por mendoj që kemi pasur mundësi më shumë, por është një garuese që pritet prej saj. Flaka e nisi jo mirë ditën, por mandej në luftërat në repeisazh tregoi potencialin e saj, po mendoj që Flaka ka pasur potencial ndoshta të marrë edhe medaljen e artë, por megjithatë, një garë ku kanë ardhur garues të nivelit serioz, numerikisht jo numër shumë i madh i garuesve por të gjithë më nivel të lartë. Këtu çdo fitore të ofron te medalja por nuk është lehtë të vish deri aty. Ditë e mirë, tre garues, një medalje e artë, një e bronztë, një vend i shtatë”, ka thënë Kuka.
Sot, Kosova vazhdon garat tjera dhe në luftë do të jenë:
Valmir Gllareva-Shigjetari
Edi Dvorani-Shigjetari
Drilon Ibrahimi-Shenjëtari
Akil Gjakova-Xhudo
Arbër Kullashi-Xhudo
Laura Fazliu-Xhudo
Muhamet Ramadani-Atletikë
Shpetim Bajaku-Boks.

Back to top button