Krasniqi: Mburrja e Kurtit për rritje ekonomike është tallje me popullin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili ka folur sot për rritjen ekonomike, duke i thënë se kjo është hipokrizi dhe tallje me popullin.

Krasniqi ka shkruar në kulmin e krizës dhe inflacionit, atëherë kur paga e një pensionisti nuk mjafton as për medikamentet e nevojshme, kur paga e punonjësit privat nuk e mbush shportën e konsumit mujor, kur paga e mjekut, policit dhe ushtarit nuk mjafton për faturat e larta të energjisë elektrike dhe altrnativë është braktisja e vendit për të siguruar ekzistencë, bash atëherë kryeministri Kurti del dhe flet me mburrje për rritje ekonomike.

“Hipokrizi dhe tallje me popullin, ndryshe kjo nuk mund të quhet”, ka shkruar ai.

Back to top button