Krasniqi: Ndryshimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale nuk po miratohet për shkak të Listës Serbe

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftuar se deputetët e Listës Serbe nuk kanë vullnet ta votojnë ligjin për vetëqeverisje lokale dhe atë për festat zyrtare, përkundër faktit që vetëm avansohen të drejtat e komuniteteve.
Krasniqi në një konferencë për media, tha se ligji për sistemin e menaxhimit të përformancës së komunave dhe skemën e grandit të bazuar në përformancë, është hartuar në bazë të prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me planin legjislativ të vitit 2021-2022.
“Votimi i këtij ligji mirëkupton një mundësi shtesë për zgjerimin e kornizës juridike të pushtetit lokal në Kosovë me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të komunave për ofrimin e shërbimeve publike brenda kompetencave tyre vetanke. Ky ligj do të rregullojë plotësisht aspektin juridik të sistemit për menaxhimin e performacës komunale, i cili në vetë parasheh një mjet kontrolli për komunën, dhe instrument monitorimi për autoritetet mbikëqyrës, për të vlerësuar ndërlidhjet mes objektivat strategjike komunale, detyrimet ligjore dhe veprimet e përditshme të administratës komunale”, ka deklaruar Ministri.
Ministri Krasniqi bëri të ditur se element i rëndësishëm do të jetë edhe pjesa e shpërblimit të komunave që dëshmojnë angazhim dhe përmirësim të shërbimeve, për të cilat do të ndahet grandi i përformancës komunale në skenën e bashkëfinancimit me donatorë të ndryshëm.
Ai paraqiti edhe disa nga çështjet substanciale të cilat synojnë t’i rregullojnë përmes këtij ligj.
“Themelon sistemin e menaxhimit të përformancës komunale, përcakton parimet kryesore, si dhe normon të drejtën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për të matur përformancën e komunave në ofrimin e shërbimeve për qytetarët në kuadër të kompetencave vetanake të komunës. Cakton të drejtën dhe përgjegjësit të gjithë bashkëpunëtorët e këtij sistemi, përfshirë zyrtarët, raportues të komunës, koordinator për ppërformancë komunale, kryetarin e komunës, njësinë përgjegjëse për përformancë në APL, si dhe palëve të tjera përfshirë donatorët dhe shoqërinë civile. Përcakton elementet kryesore të sistemit të përformancës mbi bazën ushtrohet matja e përformancës, kësisoj projektligji përcakton këtë nivel të hierarkisë se procesit të matjes, bazuar fushë, indikator dhe të dhënë. Projektligji rregullon edhe procedurën e matjes së përformanës, afatet ligjore për raportim, obligimet e komunave për përgjegjësit, thirrjen e autoriteteve mbikëqyrë për matjen e përformancës, kriteret e cilësisë së të dhënave të raportuese”, ka theksuar Krasniqi.
Krasniqi shtoi se një pjesë e këtij ligji është edhe rregullimi i grandit të përformancës, ku për herë të parë do të këtë një grand shtesë për komunat, i cili do të këtë lartësinë deri në 2.5 për qind të grandit të përgjithshëm dhe do të merret nga buxheti i shtetit.
Ai bëri të ditur se përveç donatorëve si Qeveria e Zvicrës, Suedisë dhe ajo e Norvegjisë, për herë të parë në këtë vit, nga vlerësimi i raporti i progresit në zyret e Bashkimit Evropian, do të bashkë-financojnë këtë projekt për 4 vitet e ardhshme me vlerë 15 milionë euro.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal u ndal edhe te ligjit për vetëqeverisje lokale, për të cilin tha se është dorëzuar në afate kohore në kuvend, por është në listën e ligjeve vitale, pasi duhet vota e dyfishtë.
“Ky ligj sikurse edhe ligji për festat zyrtare, dëshiron votën e dyfishtë, është në listën e ligjeve vitale dhe na duhet vota e komuniteteve, e fatkeqësisht përfaqësues të listës serbe në Kuvendin e Kosovës nuk kanë vullnet të votojnë këtë ligj dhe ne te kemi një ligj të adaptuar, me ndryshimet që kanë ndodhur, ndërkohë në pushtetin lokal dhe do t’i korrigjonte disa nga ato gabime, të cilat ne i kemi pa në plotësim të ndryshimit të ligjit dhe kanë shkuar në kuvend, mirëpo mbesim me shpresës së ne ditët në vijim do të gjejmë edhe gjuhë të përbashkët. Faktikisht asnjë pjesë e propozuar të ndryshohet, plotësohet në ligjin për qeverisje lokale nuk prek të drejtat dhe interesat e komuniteteve, përkundrazi i avancon ato. Nuk ka asnjë arsye demokratike që ky ligj mos të votohet nga kushdo qoftë në kuvend”, është shprehur Ministri.
Ministri Krasniqi tregoi çfarë parasheh ndryshimi i ligjit për vetëqeverisje lokale.
“Kuvendi i Kosovës mund të shkojë në zgjedhje në tri situata, deri më tash është në dy situata, kur nuk e voton buxhetin, nuk e voton kryesuesin e kuvendit, në situatën e tretë që ne kemi propozuar të jetë pjesë e ligjit të ri për vetëqeverisje lokale, është edhe kur nuk plotëson obligimet ligjore kushtetuese. Lista serbe nuk ka asnjë kërkesë specifike për të votuar ligjin, thjesht ata nuk marrin pjesë në seancë, kurdo që ne kemi për votim ligjin për vetëqeverisje lokale edhe ligjin për festat zyrtare”, vijojë Krasniqi.
Ai për fund bëri të ditur se me këto ligje kanë propozuar 24 qershorin si festë për komunitetin egjiptian, por edhe mos lejimin e pushimit gjatë ditëve të punës, kur festat bien në vikend.

Back to top button