Krasniqi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, diskutoi për dialogun Kosovë – Serbi

Pasi takoi dy kongresmenët amerikanë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është pritur sot në Washington DC edhe nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.
Krasniqi e ka falënderuar drejtorin Muzurovic për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garantimin e sigurisë në Kosovë.
“Bashkë diskutuam edhe në lidhje me zhvillimet aktuale politike, posaçërisht për dialogun Kosovë – Serbi. Unë ritheksova edhe një herë qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale, të cilat, përveç ruajtjes së karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetutes, përfshijnë edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i domosdoshëm i këtij procesi”, tha Krasniqi.
Lideri i PDK-së po ashtu ka thënë se  SHBA-të kanë qenë një aleat i besueshëm dhe pazëvendësueshëm përgjatë ngritjes së shtetit të Kosovës.
“Andaj, siç tha ai, fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mëtutjeshëm në këtë periudhë të sfidave të kohës, është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.”, ka përfunduar Krasniqi.

19: 30- Memli Krasniqi takon dy kongresmenë amerikanë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ritakuar në Uashington dy kongresmenë amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline.
Takimi u zhvillua në darkën e hapjes së takimit Lutjet e Mëngjesit.
Lideri opozitar në Facebook njoftoi ka shprehur falënderimin ndaj ShBA- së për mbështetjen e tyre për Kosovën.
” Kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot. Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button