​Krasniqi në veri: Shqiptarët po përballen me sfida, Zeqiri dhe Peci po kontribuojnë për paqen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka vizituar sot komunat në veri të Kosovës.

Në Veri Krasniqi është pritur nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Sot, vizitova Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takova kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër. Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kreu i PDK-së ka vlerësuar kontributin e kryetarëve Peci dhe Zeqiri për përkushtimin në kryerjen e detyrës së tyre me përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke ndikuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat ku qeverisin.

“Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre. Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button