A do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në Kosovë, flet Berjani për RTV21

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të hënën, pasi Arabia Saudite ka thënë se do të zvogëlojë prodhimin për një milion fuçi në ditë. Por, si do të ndikojë kjo në Kosovë?

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani për portalin rtv21.tv ka thënë se ende nuk ka një deklaratë nëse do të ketë reduktim apo rritje të prodhimit, gjegjësisht nuk dihet ende nëse do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në Kosovë.

“Dihet se çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Sa herë që kemi prodhim të derivateve të mjaftushëm kemi ulje të çmimit po edhe të reduktimi i prodhimit të derivateve kur është kemi rritje të çmimit. Po akoma nuk kemi një deklaratë të organizatës prodhuese OPEC se a do te kemi reduktim të prodhimit apo rritje të prodhimit. Ne nuk mundemi me paragjyku se çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim sepse prodhimi i derivateve nuk varet nga Kosova”, ka thënë Berjani.

Anëtarë të tjerë të Opec +, një grup vendesh prodhuese të naftës, ranë gjithashtu dakord për vazhdimin e shkurtimeve të prodhimit në një përpjekje për të mbështetur çmimet e larta. Opec+ përbën rreth 40% të naftës së papërpunuar në botë dhe vendimet e tij mund të kenë një ndikim të madh në çmimet e naftës./21Media

Back to top button