Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: Nisma vazhdon të jetë e hapur për diskutime me të gjitha subjektet politike për formimin e qeverisë

Në një përgjigje të shkurtër, për RTV21, anëtari i Nismës Social Demokrate Vesel Krasniqi ka mohuar zërat se Nisma do ta votojë qeverinë e krijuar nga LVV-ja.

Megjithatë Krasniqi i tha rtv21 se Nisma është e pozicionuar në qëndrimet e kryetarit të saj Fatmir Limaj se do të ulet të diskutoj me këdo që e thërret për krijimin e qeverisë së ardhshme. ‘ jo ne qëndrojmë mbi atë se çka ka thëne kryetari Limaj ne jemi të hapur për të diskutuar me këdo që na thërret për të diskutuar për formimin e qeverisë. Mbajmë pozicionim të hapur për kë do’’.

Ndryshe kryetari i Nismës Fatmir Limaj, pak dit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kishte deklaruar se Nisma është subjekt politik i ndarë nga AAK-ja dhe se është e hapur të diskutoj me këdo që e thërret për formimin e qeverisë. Në bazë të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit ka siguruar 3 ulëse në Kuvend./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button