Serwer për Specialen: Nuk ka arritur të ofrojë drejtësi, e ndërkombëtarëve u kushton miliona euro

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Gjykatës Speciale.
Ai ka komentuar raportin e ekspertëve britanikë, të cilët kanë evidentuar një numër të madh shkeljesh e problemesh në punën e Gjykatës Speciale.
“Ajo që nuk thotë (raporti) është se një gjykatë që i kushton bashkësisë ndërkombëtare disa qindra milionë euro nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që kërkon populli i Kosovës. Zgjidhja për këtë është e paqartë për mua. Por dënimi dhe burgosja e mëtejshme nuk do ta përmirësojnë reputacionin e drejtësisë ndërkombëtare askund tjetër përveç në Serbi”, ka shkruar Serwer.
Në anën tjetër Gjykata Speciale ka mohuar gjetjet e raportit të ekspertëve britanikë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?