Krasniqi: Një gjë duhet ta kuptoj Albin Kurti, nuk mundet me zor me mbajt peng shtetin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka sdeklaruar se LVV tashmë e di që nuk i ka numrat, teksa shton se një gjë duhet ta kuptoj Albin Kurti, nuk mundet me zor me mbajt peng shtetin
“Secili tashmë e din që ai nuk i ka numrat, por një gjë duhet ta kuptoj edhe Albin Kurti, nuk mundet me zor me mbajt peng shtetin, e ka mbajtur mjaftueshëm gjatë atë nëse vërtetë dëshiron që të kemi rrugëdalje unë e ftoj që ta ndrroj kandidaten, ne si Parti Demokratike i kemi dhënë mundësi që të vij një kandidate apo kandidat që mund të merr shumicën parlamentare në mënyrë që të konstituohet kuvendi e ti hapet rrugë afateve kushtetuese për të zgjedhur qeverinë e re”, tha ai.
Krasniqi tha se PDK është e gatshme për marrjen e përgjegjësive.
“Ne jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësit tona por duket që LVV duke mos dashur me pranu humbjen që e kanë pësu në zgjedhjet e kaluara sepse kërkesa e tyre ka qenë referendum e referendumi normal që ka dështu po vazhdon ta mbaj vendin peng. Përgjegjësia është e tyre, atyre ju takon që të bëjnë hapin e parë ata po e përsërisin të njejtën por një gjë le ta kenë të qartë që kur nuk të pëlqen e nuk pajtohesh me të vertëtën e me realitetin nuk mundesh me ndryshu atë por duhet me ndryshu vetveten”, tha i pari i PDK-së. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?