Krasniqi: Një gjë është evidente Albin Kurti, nuk i ka numrat për tu bërë kryeministër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë pas dështimit të seancës së 14-të për konstituimin e Kuvendit se Albulena Haxhiu është më e rëndësishme për Albin Kurtin sesa 1 milion qytetarë.
Ai shtoi se një gjë është evidente Albin Kurti, nuk i ka numrat për tu bërë kryeministër.
“Albulena Haxhiu është me e rëndësishme për Albin Kurti, se rreth 1 milion qytetarë të Kosovës tashmë është fakt i dëshmuar Ka shumë shtete që i kanë mbajt zgjedhjet e do ti mbajnë zgjedhjet gjatë këtyrë ditëve edhe ndoshta ata edhe do ti themelojnë institucionet e tyre por me këtë qasje me këtë arbitralitet, ne do të mbesim pa institucione sepse një gjë është evidente Albin Kurti nuk i ka numrat për tu bërë kryeministër edhe njëher andaj për të mos ardh deri aty po na mban peng të gjithë neve si qytetarë si deputetë si institucione këtu në Kuvendin e Kosovës cdo dy ditë duke e përsëritur të njëjtin skenar me rezultatin e njëjt. Unë ju uroj sot Republikës së Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve atje një proces të mbarë zgjedhor dhe shpresoj që verdikti i qytetarëve atje të përkthehet sa më shpejt me themelim të institucioneve gjë që në vendin tonë spo ndodh për shkak të arbitralitetit dhe të insistimit kundër ligjor të Kurtit”, tha Krasniqi. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?