Krasniqi nuk do të kandidojë për deputet: Do t’i përkushtohem udhëheqjes së fushatës së PDK-së

Ish kryetari i PDK-së Memli Krasniqi njoftoi se nuk do të jetë pjesë e listës të kandidatëve për deputetë nga kjo parti, por do ta udhëheq fushatën zgjedhore të partisë.

“Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore. “, shkroi KRasniqi në Facebook.

Ai tha se ky është një vendim i qëllimshëm i tij.

“më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza.Ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, për një Kosovë ma të mirë për të gjithë!, përfundoi Krasniqi./2Media

Back to top button