Krasniqi: Nuk është problematike sigurimi i dy votave

Njohësi i çështjeve të sigurisë Kolë Krasniqi në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me sigurimin e dy votave për krijimin e qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, ai thotë se nuk është problematike sigurimi i dy votave.
Sipas tij problemi qëndron tek refuzimi i partive opozitare që të bashkëpunojnë për koalicion me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
“Në rrethanat aktuale siq janë sot në Kosovë, duke pasur parasysh edhe të kaluarën atëherë nuk e besoj që është shumë problematike gjetja e dy votave. Ajo çka shihet problematike është një refuzim kategorik i partive opozitare që të bashkëpunojnë me Kurtin, mirëpo këtu duhet ketë parasysh një çështje krejtësisht tjetër”, tha Krasniqi. /21Media