Krasniqi: Nuk ka asnjë arsye që ura e Ibrit të vazhdojë të jetë e mbyllur
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se nuk ka asnjë arsye që ura e Ibrit të vazhdojë të jetë e mbyllur.
Ai në një konferencë për media theksoi se situata në veri është e qetë dhe se hapja e urës nuk do të kishte ndonjë ndikim.
“Nuk ka asnjë arsye që ura të vazhdojë të jetë e mbyllur, qytetarët kalojnë nga veriu në jug dhe anasjelltas. Situata është e qetë dhe hapja nuk do të kishte ndonjë ndikim. Ne kemi ndërmarrë disa veprime për hapje… Nuk ka asnjë arsye që të jetë e mbyllur”, ka thënë ai.
Ndryshe, hapjen e urës së Ibrit e kishin kundërshtuar ndërkombëtarët, ku kishin kërkuar që hapja të bëhet në koordinim me ta.