Krasniqi për Kurtin: Kryemashtruesi i Kosovës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por sipas tij do të mbetet vetëm një përçarës kronik.
Ai shkruan në “Facebook”, kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës.
“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!”, tha Krasniqi.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në faqen e tyre zyrtare, ku etiketohen dhe akuzohen partitë politike, pushtetet e kaluara e ish-liderët e vendit, për kinse “shkatërrim 20 vjeçar”./21Media

Back to top button