Elie Saab prezanton koleksionin e ri pranverë-verë 2023 në Paris

Disenjatori libanez Elie Saab, me koleksionin e ri për pranverë-verë 2023 të cilin e prezantoi në Paris, u sigurua se aktoret, modelet dhe personalitete të tjera shoqërore të cilat ndoqën atë, janë të gatshe për verën e ardhshme në Ibiza.
Ai prezantoi koleksionin e quajtur “Summer Breeze”, të cilin e konsideron si flladitës për ditë të nxehta, por edhe shumë elegant.
Saab në këtë shou mode pati të ftuar një radhë personalitetesh botërore, të cilat ndoqën prezantimin e koleksionit nga radha e parë e ulëseve. Në mesin e tyre ishin: Monica Bellucci, Sarah Rafferty, Eva Longoria e Isabeli Fontana.
Me këtë rast, Longoria ka thënë se ka vite që vesh nga disajnet të Elie Saab, dhe është shumë e emoconuar për këtë shou mode.
Aktorja Sarah Rafferty ka thënë se disajnet që disajnon Saab janë unike, gjithmonë elegante e klasike, por që nuk dalin asnjëherë jashtë mode./21Media

Back to top button