Krasniqi: Shteti ka pare për me ua fal borxhet kompanive të ujit, a për me mbrojt UÇK-në nuk ka

Aktivisti i PSD-së Frashër Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për standarde të dyfishta.

Ai u shpreh se zyrtarët e shtetit thonin që shtet nuk ka para për të paguar për avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa po falë borxhe milionëshe të kompanive të ujit.

“Kur ish puna me pagu avokatët për me e mbrojt UÇK-në, po e dini se Hashim Thaçi e ka humbur njërin prej avokatëve në mungesë të fondeve, shteti i Kosovës dhe këta militantat e VV-së thanë se s`ka buxhet shteti. Jemi duke folur disa miliona që janë të nevojshme për me e mbrojt UÇK-në. E kqyre tash çka kanë ba, me këto kompanitë milionëshe të ujit. Dhjetëra miliona ua falen, tash paska pare shteti me ua fal, a për me mbrojt UÇK-në nuk po ka pare shteti”, ka thënë Krasniqi përmes një video në “Facebook”./21Media


Back to top button