Krasniqi për rezultatet e PISA-s: Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me  rezultatet e ulëta në testin PISA. Ai e ka ka thënë analfabetizmi qeveritar po prek shkollat, duke shtuar  Kosova është më më keq se më 2014 e 2018.

“Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka vijuar duke thënë se në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA.

“Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!”, ka përfunduar i pari PDK-së.

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë, kështu duke u renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022./21Media

 

 

 

Back to top button