​Krasniqi pret në takim ambasadorin turk, i shpreh solidaritet pas fatkeqësisë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, të cilin e ka falënderuar për “mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës dhe qytetarëve tanë në shumë sfera”
Krasniqi dhe Angılı kanë diskutuar rreth marrëdhënieve që ka shteti i Kosovës dhe ai i Turqisë.
“Kisha kënaqësinë ta pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe t’i uroj mirëseardhje ambasadorit të ri të Turqisë, Tunç Angılı. Përveç vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, së bashku diskutuam edhe për gjendjen aktuale në Turqi pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e dhjetëra mijëra personave. Ambasadorit Angılı i shpreha solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të PDK-së në angazhimin e popullit turk për ringritje shoqërore dhe shtetërore. Ambasadorin Angılı po ashtu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës dhe qytetarëve tonë në shumë sfera”, ka shkruar Krasniqi.

Back to top button