Krasniqi priti në takim xhudisten Laurina Gashi, e përgëzoi për suksesin e arritur

Presidenti, Ismet Krasniqi ka pritur në takim xhudisten, Laurina Gashi, trajnerin e saj, Dukagjin Gashi si dhe të afërm të saj.
Krasniqi e ka përgëzuar xhudisten e re për suksesin e arritur, derisa i ka uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.
Laurina dhe trajneri i saj, Gashi, u shprehën falënderues ndaj presidentit Krasniqi për pritjen, duke thënë se do të vazhdojnë që me punë dhe përkushtim të madh të arrijnë majat e sukseseve në sportin e xhudos.
Xhudistja, Laurina Gashi fitoi javë më parë medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për kadete, kategoria -48 kilogramë, të mbajtur në Zagreb të Kroacisë./21Media

Back to top button