Misterioze, u gjeten disa kavanozë gjigantë prej guri

Studiuesit kanë zbuluar kavanoza gjigantë “misterioz” në Indi që mund të jenë përdorur për praktikat e lashta të varrimit të njerëzve.
65 kavanozët me gur ranor u gjetën të shpërndara në katër zona në shtetin verilindor të Assam.
Ato ndryshojnë në formë dhe madhësi. Disa nga kavanozët janë të gjatë dhe cilindrikë, ndërsa të tjerët janë pjesërisht ose plotësisht të zhytur në tokë.
Enë të ngjashme guri janë gjetur më parë në Laos dhe Indonezi, transmeton rtv21.tv.
Detajet e zbulimit – i cili përfshinte studiues nga tre universitete në Indi dhe Australi – u botuan në revistën Journal of Asian Arkeology këtë javë. Hulumtimi u drejtua nga Tilok Thakuria nga Universiteti North-Eastern Hill dhe Uttam Bathari nga Universiteti Gauhati.
“Ne ende nuk e dimë se kush i ka bërë kavanozët gjigantë apo ku kanë jetuar. Gjithçka është mister”, tha Nicholas Skopal, një studiues në Universitetin Kombëtar Australian, i cili ishte pjesë e ekipit hulumtues.
Edhe pse ende nuk është e qartë se për çfarë janë përdorur kavanozët gjigantë, studiuesit besojnë se ato “ka të ngjarë të lidhen me praktikat mortore”.
Studiuesit më pas kishin zbuluar tre lloje të ndryshme varrimesh: eshtra të vendosura në gropa me një bllok të madh gëlqeror sipër, eshtra të varrosura në enë qeramike dhe një trup të vetëm në një varr./21Media
 

Back to top button