Krasniqi: Qytetarët të japin verdiktin për katër vitet e ardhshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pasi që votoi në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, ftoi qytetarët e Prishtinës që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Krasniqi pas votimit ka thënë se sot është ditë e bukur që qytetarët të japin verdiktin për katër vitet e ardhshme. Ndërkohë ka uruar që këtej e tutje Kosova të ketë institucione lokale funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.
”Besoj fuqishëm që zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët… është një ditë e bukur edhe pse jemi në vjeshtë dhe shpresojmë që të jetë një ditë e shkëlqyeshme edhe për demokracinë në Kosovë… Shpresojmë që prej këtu e tutje do të kemi institucione lokale funksionale, të cikat do të bëjnë më të mirën për qytetarët”, ka thënë Krasniqi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?