Osmani: Votoni që nesër të keni më shumë të drejta dhe kualitet të jetës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Para mediave, Osmani ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët t’i përgjigjen detyrimit për të votuar, në mënyrë që, siç është shprehur ajo, nesër e pasnesër të kenë më shumë të drejta dhe kualitet të jetës në komunat që jetojnë.
Presidentja ka thënë se shpreson që të ketë pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe proces pa asnjë incident.
Ajo i ka uruar qytetarët për këtë ditë të rëndësishme.
Kujtojmë që, në Kosovë të drejtë vote kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë. Deri në orën 11:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë votuar 88 mijë e 622 qytetarë me të drejtë vote, apo 7.22%./21Media

Back to top button