Krasniqi: Serbia synon vetëm veriun e Kosovës

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Kolë Krasniqi tha në emisionin “Click” në RTV21 se Serbia i ka dyert e hapura edhe nga Bashkimi Evropian edhe nga Rusia nëse tërhiqet nga njëra palë.
“Nëse Serbia don me u orientu në drejtim të lindjes Rusia e pret me duart hapur…Serbia e rrezikon integrimin në Bashkimin Evropian vetëm me qëllim të krijimit të kushteve për rikthimin e pjesës veriore të paktën, sepse ajo do me kthy Kosovën.. nëse e analizon mentalitetin serb, asnjë prej strukturave radikale nuk do me u kthy në Pejë , Gjakovë e Prishtinë, por do pikërisht vetëm veriun e Kosovës, për ata dojnë me investu me krejt forcën të paktën me militarizu edhe politikisht edhe stratigjik veriun e Kosovës, në mënryë që ta krijojë një popullatë rezistente ndaj aspiratave të Kosovës në shtrirjen e sovranitetit në veri”, tha Krasniqi.
Megjithëse shtoi se ka gabime edhe nga ana e Kosovës që 20 vjet në integrimin e veriut gradual në strukturat e përgjithshme sociale të Kosovës, Krasniqi mori shembull se nuk është ndërtuar asnjë autostradë deri në Leposaviq.
“Ndërtimi i asaj kish impliku edhe shumë elemente pozitive, hapja e vendeve të caktuara të punës, lwvizjet e lira…”tha Krasniqi./21Media