Siguria fizike e qytetarëve, Gashi: Qëndrojmë mirë në raport me vendet  e rajonit, por edhe me disa vende me të zhvilluara të BE-së

(Lajm i përditësuar)


Siguria fizike e qytetarëve, Gashi: Ne qëndrojmë mirë në raport jo vetëm me vendet  e rajonit, por edhe me disa vende me të zhvilluara të BE-së

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në emisionin “Click” në RTV21 në ”Click” të RTV21 tha se në Kosovë më shumë trajtohet siguria fizike e qytetarëve të Kosovës

”Nëse e matim siguria në të cilën jetojnë qytetarët e Kosovës, ne qëndrojmë mirë në raport jo vetëm me vendet  e rajonit por edhe disa vende me të zhvilluara të Bashkimit Evropian(BE).”, tha ai.


Gashi: Njësiti për Ndërhyrje të Shpejtë edhe nëse hiqen nga terreni nuk paraqet problem

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se kërcenimet dhe rreziqet që kanë ndodhur në vitin 2023 në pjesën veriore të vendit nuk do jenë me përmasa të njejta gjatë vitit 2024.

”Kërcënimet dhe rreziqet që kanë ndodhur në vitin 2023 sipas informacioneve nuk do të jenë më të permasave dhe shkallës ne vitin 2024. Njësiti për Ndërhyrje të Shpejtë edhe nëse hiqen nga terreni nuk paraqet problem”, tha Gashi.


Gashi: Kosova gaboi në rekrutimin e ish pjestarëve të policisë së komunitetit serb, nuk analizoi të kalumen e tyre kriminale

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Kosova gaboi pasi që nuk analizoi të kalumen kriminale t ëish pjesëtarëve të strukturave paralele.

“Ne e kemi bërë një lëshim i cili ka mundësu që në momentin e caktum me këkesë të institucioneve të Serbisë, të të gjithë pa përjashtim që kanë qenë në punë në ato pjesë e kanë lëshu uniformën e Policisë së Kosovës, kjo nuk ka ndodh te pjestarët e ushtrisë së Ksoovës, për shkak se standartet që janë zbatu në pranimin e tyre kanë qenë standarte teper standarte profesionale dhe sit ë tilla kanë dhënë impaktin e tyre.” , tha Gashi./21Media

Back to top button