Krasniqi: Si shtet s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për rolin dhe kontributin e secilit punëtor në shoqëri, duke u zotuar për krijimin e kushteve më të mira të punës, respektimin e plotë të të drejtave të tyre, paga dinjitoze dhe mundësi më të shumta për të gjithë.

Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”, shtoi se nuk është bërë aq sa duhet për punëtorët e vendit.

“Si shtet e si shoqëri ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor, në cilindo sektor që punon. Urime 1 Majin të gjithë punëtorëve në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Back to top button