Shqipe Selimi: Avokati Young mbetet ende pjesë e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit

(Lajm i përditësuar)

Shqipe Mehmeti – Selimi, bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së Rexhep Selimi i cili ndodhet në Hagë, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook në lidhje me infomacionin se David Young është larguar nga ekipi i mbrojtjes së Selimit.

Mehmeti-Selimi, e cila njëherësh është edhe deputete e VV-së, thotë se David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimi, por që për shkaqe shëndetësore, siç ka thënë ajo “në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts”.

“E ndjej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon sot nëpër medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij z. David Young. Ky është një keq-informim që i bëhet publikut. Z. David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young”, ka shkruar ajo.

Selimi kërkon të mos përfaqësohet më nga avokati i tij David Young

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohet në Hagë, Rexhep Selimi, ka kërkuar që avokati i tij, David Young, të tërhiqet nga ekipi i tij dhe të përfaqësohet nga Geoffrey Roberts, aktualisht bashkë-avokat në ekipin e tij të mbrojtjes.

Kërkesa e Selimit për mospërfaqësim nga Youngu kërkon miratimin nga Trupi Gjykues.

“Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes pranoi një letër nga z. Selimi ku kërkohej që z. Young të tërhiqet nga avokati i tij i caktuar dhe që z.Geoffrey Roberts, aktualisht bashkë-avokat në ekipin e tij të mbrojtjes të caktohet si zëvendësues. Z.Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu ka pranuar nga z. Selimi një kërkesë për emërim të nënshkruar dhe të datës Formulari, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr. Z. Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontaktuar me kërkesë për të përfaqësuar z. Selimi dhe se ai do ta pranonte emërimin. Zoti Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit Direktiva për avokatin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Back to top button