Krasniqi: Sjellja e Kurtit ndaj Ramës ka qenë inatçore e jo veprim i një burrështetasi

Njohësi i çështjeve politike dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se “ftohja” e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë është pasojë e “krisjes së raporteve të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në dhe rreshtimit të Shqipërisë në anën e tyre”.

Sipas tij, refuzimi i kryeministrit Kurti me kryeministrin Rama është “veprim inatçor”.

“Kjo është vetëm pasojë e marrëdhënieve të ftohura, të prishura të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në dhe në këtë rast qeveria shqiptare dhe Rama kanë marrë anën e SHBA-së dhe BE-së dhe në përpjekje mbase për ta nxjerrë kryeministrin Kurti  nga izolimi, kjo e parë në dy përpjekjet e me atë draftin. Pra nuk është fjala për një teke të Shqipërisë, është për një izolim të Kosovës dhe një tentativë dashamirëse të Shqipërisë për ta nxjerrë nga izolimi”, tha Krasniqi në një intervistë për RTV21.

“Kryeministri Kurti është në pozicion të vështirë ndaj ndërkombëtareve. Sjellja e tij ndaj Ramës ka qenë më shumë inatçore, si frustrim e jo si veprim burrështetasi”, shtoi ai. /21Media

Back to top button