Sudeia shpall qytetin pritës për Eurovizion 2024

Loreen bëri histori në këtë ngjarje, duke u bërë gruaja e parë që fitoi konkursin më shumë se një herë dhe duke e çuar Suedinë në krye të renditjes së të gjitha kohërave, me shtatë fitore.

Liverpooli këtë vit e mbajti garën në emër të Ukrainës , e cila nuk mundi ta zhvillonte për shkak të luftws atje.
Malmo, në jug të Suedisë, do të presë konkursin për herë të tretë, pasi e ka mbajtur atë për herë të fundit në vitin 2013.

Ai u zgjodh pas një procesi tenderimi në Suedi që shqyrtoi akomodimin dhe objektet për delegacionet, gazetarët dhe transmetuesit, si dhe mijëra tifozë udhëtues që do të vizitojnë qytetin.

Stokholmi dhe Kopenhaga gjithashtu e kanë pritur tri herë konkursin, me vetëm Londrën, Luksemburgun dhe Dublinin që e kanë mbajtur atë më shumë./21Media

Back to top button