Krasniqi takohet me Gorçeviqin, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq. Ministri këtë e bëri të ditur përmes një postimi në “Facebook”.

Ndërkaq në këtë takim, ministri thotë se u diskutua bashkëpunimi ndërkufitar, fuqizimi i raporteve në mes të komunave të zonave ndërkufitare në implementimin e projekteve nga fondet IPA, dhe iniciativat tjera në interes të përbashkët ishin temat kryesore.

“Bashkëpunimi ndërkufitar, fuqizimi i raporteve në mes të komunave të zonave ndërkufitare në implementimin e projekteve nga fondet IPA, dhe iniciativat tjera në interes të përbashkët ishin temat kryeesore të cilat i diskutuam në takimin bilateral me Ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, znj. Maida Gorčević. Pasi i urova mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Ministren znj. Gorčević., e falëndeova për bashkëpunimin korrekt dhe marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve duke synuar thellimin e këtij bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët. Gjatë këtij takimi e njoftova, Ministren znj. Gorčević, për projektet dhe programet e ministrisë të cilat përfshijnë avancimin e agjendës legjislative, zhvillimin ekonomik lokal dhe dixhitalizimin e shërbimeve komunale.
Në anën tjetër, nga ministrja znj. Gorčevi, u njoftova për iniciativat dhe planet e ministrisë të cilën ajo e udhëheqë në kuadër të procesit të integrimeve europiane. Në fund të takimit u dakorduam që bashkëpunimi ynë të thellohet përmes programeve dhe projekteve konkrete”, shkroi Krasniqi./21Media

Back to top button