Krasniqi takohet me shefin e ri të BE-së: Ardhja e Orav lajm i mirë për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në zyre shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Krasniqi ka thënë se ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë.

“Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së.”, ka shtuar ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button