​Krasniqi takoi Hovenierin ia shprehu rezervat e PDK-së për propozimin evropian

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka pritur ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

“Ambasadorit Hovenier i shpreha edhe një herë qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat tona në raport me propozimin evropian tashmë të pranuar nga Kryeministri Kurti. Për ne, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për të arritur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje, Krasniqi e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, si dhe e ka siguruar atë që PDK gjithmonë do të veprojë në përputhje me interesin shtetëror dhe qytetar të Kosovës./21Media

Back to top button