Kaloni te përmbajtja kryesore

Hovenier takon Bogujevcin, e përgëzon për guximin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier e ka lavdëruar Bogujevcin për përkushtimin dhe guximin e saj në punë.

”Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me miken time, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. E përgëzoj për lidershipin dhe guximin e saj dhe vlerësova marrjen e perspektivave të saj largpamëse për çështjet kryesore”, ka shkruar Hovenier./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button