Krasniqi takoi senatorin Murphy: Miqësia me SHBA-në është e pathyeshme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar në Washington DC, senatorin e shtetit Connecticut, Chris Murphy, njëherësh anëtar i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Senatin amerikan.
Kreu i PDK-së tha se me senatorin Murphy kanë diskutuar për zhvillimet e fundit gjeopolitike, situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë situatën e sigurisë në Kosovë.
“Duke e falënderuar për përkushtimin e tij për shtetin tonë, senatorit Murphy i kërkova që të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën”, shkruan ai.
Kreu i PDK-së është shprehur se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e pathyeshme.
“Sukseset më të mëdha Kosova i ka arritur kur koordinimi me SHBA-të ka qenë dinamik, serioz dhe i bazuar në mirëbesim të plotë, për çka jemi përjetësisht falënderues. Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e pathyeshme”, tha Krasniqi./21Media

Back to top button