Osmani fjalim në 100-vjetorin e lëvizjes Paneuropa: Na mbështetën në kohë të vështira

Në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është drejtuar lëvizjes më të vjetër evropiane për një Evropë të bashkuar politikisht dhe ekonomikisht.
“Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira, në vitet ’90, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i Presidentit Rugova dhe i popullit tonë, u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se edhe pas një shekulli veprimtarie, Paneuropa vazhdon të jetë platformë e fuqishme për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqësore. “Sa më shumë i kultivojmë vlerat të cilat i promovon kjo organizatë, aq më shumë do të ketë stabilitet, demokraci dhe paqe në Evropë”, ka shkruar Presidentja në Facebook.
Para miqve të Paneuropës, Osmani ka theksuar se është tepër e rëndësishme që Evropa po dëshmon vendosmëri, duke qëndruar e bashkuar përballë agresionit, tiranisë dhe autokracisë./21Media

Back to top button