Krasniqi: Të votohet Rezoluta në Kuvend për mbështetjen e policisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, kërkon urgjent të votohet në Kuvendin e Kosovës Rezoluta për mbështetjen e Policisë së Kosovës.
Krasniqi ka shkruar në rrjete sociale se forcimi dhe mbështetja e policisë duhet të jetë prioritet shtetëror.
“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht pas 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e policisë duhet të jetë prioritet shtetëror. Andaj nuk mund ta pranojmë këtë qasje neglizhuese të pushtetit dhe të qëndrojmë duarkryq”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, Policia e Kosovës i meritojnë shtesat për rrezikshmërinë, sigurimin shëndetësor dhe miratimin e Ligjit për pensionim të parakohshëm.
“I ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër, me votën e tyre, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës, sepse vetëm fjalët dhe postimet në rrjetet sociale nuk mjaftojnë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?