Terroristi serb lirohet nga QKUK-ja, dërgohet në paraburgim

I dyshuari për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, V.T, i cili po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së për shkak të plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me forcat policore të Kosovës, është liruar nga kjo klinikë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës, Gani Jashanica.
“Po, ai është liruar nga klinika jonë ku ishte duke u trajtuar”, tha Jashanica.
Pas lirimit, ai do të dërgohet në paraburgim.
Terroristi serb u plagos gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?