Krasniqi thirrje Qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për vaksinim masiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e radhës me vaksina, të cilat, siç tha ai, po vijnë në një periudhë tragjike që po kalon vendi ynë tash e disa ditë nga numri i madh i vdekjeve dhe rasteve aktive me COVID-19.
Krasniqi ka përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për një vaksinim masiv, me qendra të reja vaksinimi në të gjithë territorin e Kosovës.


Ndryshe, SHBA-të i kanë dhuruar sot 503 mijë e 100 doza të vaksinës Pfizer për Kosovën. Duke përfshirë pjesën e parë të 20 gushtit, SHBA-ja ka dhuruar mbi 538 mijë e 200 doza për Kosovën. /21Media

Back to top button