Nënë e bir nga Gjilani vdesin nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Arifi nga Zhegra, pasi dy anëtarët e saj, nënë e bir, humbën jetën nga COVID-19.
Haziri ka thënë se kjo është dhimbje e madhe për të gjithë dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të vaksinohen kundër këtij virusi.
“Sonte kemi dhimbje të dyfishtë pasi nënë e bir, Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19. Kjo është dhimbje e madhe dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të kenë kujdes maksimal, t’i respektojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen domosdo, pasi është e vetmja mënyrë e ruajtjes së shëndetit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifi. Lutemi që të bëhen të fortë dhe ta përballoni këtë dhimbje të madhe”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, sot në Kosovë janë konfirmuar 489 raste të reja me COVID-19, ndërsa 28 qytetarë kanë humbur betejën me virusin./21Media

Back to top button