Krasniqi thirrje Qeverisë të mos dorëzohet para barrikadave

Partia Demokratike i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos dorëzohet para barrikadave. Kështu bëri të ditur kryetari i këtij subjekti politik pas takimit me Këshillin Politik të PDK-së.
“Injorimi që Qeveria ia ka bërë kësaj situate vetëm sa e ka vështirësuar konsolidimin e sovranitetit të plotë në atë pjesë të Kosovës dhe po rrezikon një valë të re të largimit të shqiptarëve. Edhe një herë, i bëjmë thirrje Qeverisë që mos të dorëzohet para barrikadave të grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbia. Zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës nuk kërkon kompromis, por lidership shtetëror. “, shkroi Krasniqi’
Memli Krasniqi po ashtu njoftoi se me Këshillin Politik kanë diskutuar edhe për pranimin me të drejta të plota në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).
“ Pranimi në ALDE vjen si konfirmim i përbrendësimit të vlerave evropiane dhe njohjes së reformave thelbësore që PDK ka bërë gjatë këtij viti. Në një takim të ndarë kam takuar edhe Kryetarët e Degëve të PDK-së, me të cilët diskutuam për zhvillimet politike, projektet komunale dhe, me theks të veçantë, diskriminimin që Qeveria po u bën komunave që udhëhiqen nga PDK. Me Kryetarët e Degëve folëm edhe për ecurinë e zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës, të cilat, këtë herë, do të shënojnë një sukses të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe fuqizimin e parties.”, përfundoi Krasniqi./21Media

Back to top button