Krasniqi thirrje qytetarëve të votojnë sipas vullnetit të lirë
Voton Jakup Krasniqi
Kryetari i Këshillit të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit që po mbahen në Kosovë. Ai u shpreh se pret një numër të madh të qytetarëve që do të votojnë dhe që gjithsecili prej tyre të votojnë sipas vullnetit të lirë.
“Deri sa ne si qytetarë të Kosovës jemi të gjithë të barabartë, e kryejmë një të drejtë tonën qytetare dhe dëshirojmë që dalja të jetë sa më masive, që qytetarët të votojnë sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre”, tha Krasniqi./21Media