Krasniqi uron vit të mbarë: Urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi uron i për Vitin e Ri 2023 përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale.
Ai vitin që po e lëmë pas e cilësoi si të vështirë për shtetin, duke thënë se ishte gjendje e rënduar ekonomike, situtë e tensionuar politike.
Krasniqi më të përzemërta i bëri për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke shtuar se ata ia dhuruan Kosovës festën më të madhe.
“Me mall e nga larg, edhe këtë vit, urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë që tash ndodhen në Hagë, e të cilët ia dhuruan Kosovës festën më të madhe – lirinë dhe pavarësinë, dinjitetin dhe krenarinë. Gëzuar të gjithëve!”, tha Krasniqi ndër të tjerash./21Media

Back to top button