Krasniqi viziton familjen e Thaçit dhe Veselit

 
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka vizituar familjen e ish- Presidentit Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.
Krasniqi ka thënë se ishte në Burojë dhe në Mitrovicë, në dy shtëpitë atdhetare që ishin frymëzim për çdo mendje e zemër patriotike.
“Malli për djemtë e tyre, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, është i madh. Sytë e tyre e flasin këtë, ashtu siç balli i tyre e rrëfen një jetë të tërë me sakrifica. Por, krenaria për bijtë e tyre dhe për vlerat e tyre kombëtare – i mund të gjitha”, ka shkruart ndër tjera Krasniqi në Facebook.
I pari i PDK-së ka thënë se Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre triumfues, sepse e tillë ishte lufta për çlirim e drejtë, e pastër dhe fitimtare./21Media

Back to top button