Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati në zemër

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar bashkëpartiaken e tij Ganimete Musliu e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër.

Ai bashkë me bashkëshorten etij i kanë ofruar mbështetje Musliut.

“U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar.

Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd.”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button