Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Keni të fala të gjithë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka treguar se  dyshja ishin me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, të Kosovës dhe të luftës së shenjtë për liri.

“Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri. Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Back to top button